Befasi e Crystal Palace, Manchester United mbetet pas City-t

Nga A2 CNN
19 Janar 2023, 07:33 | Futboll
Befasi e Crystal Palace, Manchester United mbetet pas City-t

Manchester United u ndal në barazim 1-1 nga Crystal Palace, në ndeshjen e prapambetur të javës së shtatë të Premier League. “Djajtë e Kuq” e dominuan ndeshjen deri në sekondat e fundit, por kjo nuk mjaftoi për të marrë fitoren.

Skuadra e Ten Hag kaloi në avantazh në minutën e 44-rt,me Bruno Fernandes që praktikisht realizoi një penallti në lëvizje. Edhe pse dukej pa emocione, ndeshja u rindez në të 70-ën,kur gjyqtari i mohoi një penallti United, pas ndërhyrjes ndaj McTominay.

Nga ai episod, Crystal Palace e rriti nivelin e lojës, deri në golin e barazimit, në minutën e parë shtesë.

Olise realizoi një kryevepër nga goditje standarde, duke bërë që United të ndalet në kuotën e 39 pikëve dhe të mos kalojë Cityn në vendin e dytë të renditjes. Të dy skuadrat e Manchesterit janë ndjekëset më të afërta të Arsenalit kryesues.

Barazimi u bëmë i hidhur për ten Hag, sepse pas kartonit të verdhë të marrë gjatë ndeshjes, Casemiro do të humbasë duelin direkt të së dielës kundër “topçinjve”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos