Atlético mposht Levanten dhe shkon në çerekfinale të Kupës së Mbretit

Nga A2 CNN
19 Janar 2023, 07:16 | Futboll
Atlético mposht Levanten dhe shkon në çerekfinale të

Atletico Madrid është çerekfinalisti i radhës në Kupën e Mbretit në Spanjë. Skuadra e Diego Simeones triumfoi 2-0 ndaj Levantes në një ndeshje ku dominoi nga fillimi deri në fund.

Në pjesën e parë pati shumë polemika pasi vendasit kaluan në avantazh me Martinez, por arbitri anuloi gjithçka për pozicion jashtë loje.

Gjithçka u zgjidh në fraksionin e dytë. Fillimisht, ishte Alvaro Morata, që pas një aksioni fantastik, u gjet i lirë në zonë dhe zhbllokoi shifrat. Pas tij, për t’i dhënë siguri skuadrës mendoi Markos Llorente që realizoi në shtesë dhe golin e dytë dhe blindoi kualifikimin më tej. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos