
Pavarësisht kërkesave të mëdha nga klubet e Superiores, ish-futbollisti i Vllaznisë dhe Partizanit, Eraldo Çinari do ta vazhdojë karrierën e tij te skuadra e Shkëndijës së Tetovës në Maqedoninë e Veriut.
Shkëndija ka zyrtarizuar këtë të mërkurë sulmuesin 26-vjeçar me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Çinari shkon te Shkëndija pas aventurës në futbollin turk. Ai ishte pjesë e Samsunspor me të cilët u aktivizua në 13 ndeshjen, ku mundi të dhurojë vetëm një asist. (A2 Televizion)