All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Bayern vijon revanshin, fitore me përmbysje në transfertë

Nga A2 CNN
2 Shtator 2023, 20:28 | Futboll
Bayern vijon revanshin, fitore me përmbysje në transfertë
All - Paragraf - 1

Një fitore e vështirë ka qenë ajo për Bayern Munchen përballë Munchengladbach në javën e tretë të Bundesligës.

Bavarezët arritën të përmbysnin rezultatin e pjesës së parë dhe e mbyllën 1-2 gjithë takimin, i cili përpara se të niste dukej i lehtë për kampionët në fuqi.

All - Paragraf - 3

Vendasit kaluan në avantazh me anë të Itakura, teksa ishin Sane dhe Tel ata që përmbysën gjithçka.

Pas javës së tretë të Bundesligës, Bayern regjistron 3 fitore, po aq sa Leverkusen. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos