Baza e nëndetëseve bërthamore “mbushet” me të infektuar nga koronavirusi

Nga A2 CNN
20 Mars 2020, 11:09 | Bota

Koronavirusi është përhapur në një nga vendet më të sigurta, të Britanisë së Madhe,  baza detare Clyde, rreth 50 kilometra afër Glasgow. Baza është njohur sepse brenda saj ruhen nëndetëset bërthamore të tipit Trident, praktikisht armët më të fuqishme të ushtrisë britanike.

Një bazë ushtarake që ngjan me një qytezë, me bare, restorante fusha futbolli, dhe kinema, por që nga dita e djeshme është boshatisur nga përhapja e shpejtë e rasteve me COVID-19 në radhët e personelit ushtarak.

Sipas burimeve, ende anonime dhe të pakonfirmuara por të siguruara nga mediat angleze, të paktën 20 raste janë verifikuar, dhe autoritetet shëndetësore në bazë po përgatiten për një rritje të madhe të të prekurve.  

Të infektuarit ndodhen të gjithë të izoluar në një nga fjetoret e bazës, dhe burimet anonime thonë se mjekë me tuta mbrojtëse kanë ditë që hynë dhe dalin nga godina në fjalë.

Në një deklaratë zyrtare forcat detare, pa iu referuar epidemisë, nënvizuan vetëm që “është ngritur një plan masash solid për të garantuar operacionet kyçe në Mbretërinë e Bashkuar dhe jashtë saj, dhe besojmë se shërbimet bazë do të mbeten funksionale”.

Skocia ka patur 266 të prekur dhe 6 të vdekur nga koronavirusi, një numër shumë më i ulët nga Anglia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos