
Libri ka qenë gjithnjë një shoqërues i mirë në kohë të vështira e në kohë pushimesh, por ndërsa të rriturit janë gjithnjë e më shumë të angazhuar në punë, të vegjlit këtë periudhë kanë pasur më shumë kohë për të lexuar. Nën sugjerimet e moshatarëve apo të prindërve e mësuesve, të vegjlit nisën të garonin për postime librash e gatimesh nga shtëpia. Kështu lindi edhe misioni i Anila Bishës. Ajo i kërkoi të vegjëlve të zgjidhnin një libër e ta interpretonin atë nga shtëpia. kështu u krijua konkursi i letërsisë për fëmijë, që sot finalizohet me më të mirët.
Botuesja Anila Bisha mund të ishte kornizuar brenda shtëpisë së saj botuese, por në këtë garë i ka ftuar të gjithë fëmijët të interpretojnë e rrëfejnë përrallën apo librin e tyre të parapëlqyer.
Ndarja e çmimeve që u zhvillua në qendrën kombëtare të librit dhe leximit pritet ta kthejë këtë konkurs në një traditë që afron të vegjlit me letërsinë. Por ndërsa këta fëmijë morën dhuratë një çantë me libra për të lexuar gjatë verës, A2 ju tregon disa alternativa të përshtatshme për lexuesin e vogël që ende nuk ka vendosur ç’të lexojë gjatë pushimit të vitit shkollor.
Të njohësh vendin tënd dhe legjendat apo mitet e tokës ku jeton është po aq e rëndësishme sa edhe një histori arti. Kjo vepër është një histori e mjeshtërve të hershëm të artit vizual në Shqipëri, por po ashtu edhe një ëndërr e hershme e studiueses, pedagoges dhe kritikes Suzana Varvarica. (A2 Televizion)