
Në universitete do të zhvillohen zgjedhjet për organet drejtuese më 30 korrik. Fatbardh Sallaku, kandidat për rektor në Universitetin Bujqësor, ishte i ftuar në studion e “Ditari” në A2, ku shpalosi bazat e platformës së tij.
“Është përgjegjësi ndaj institucionit ku punoj, ku kam kaluar gjysmën e jetës aty. Nisma për kandidim është formëzuar në 2-3 vitet e fundit dhe për këtë periudhë është përgatitur një platformë, elementet bazë të së cilës janë mbështetja e stafit akademik në të gjitha drejtimet, diversfikimi e përmirësimi i performancës financiare dhe nxjerrja në treg e Universitetit Bujqësor për shërbimet që ofron”, tha Sallaku. (A2 Televizion)