
Liderët e Bashkimit Europian kanë arritur më së fundi me unanimitet arritjen e marrëveshje për “Fondin e Rimëkëmbjes” dhe atë për “Gjeneratën e ardhshme” të BE.
Lajmi u konfirmua nga presidenti i Këshillit të BE, Charles Michel, i cili shtoi se “Tashmë mund të fillojmë të rindërtojmë ekonomitë tona. Paketa jonë monumentale për rimëkëmbjen do të drejtojë tranzicionin e gjelbër dhe digjital”, shtoi ai.
Këshilli Evropian adoptoi në këtë mënyrë konkluzionet mbi Kuadrin Financiar Shumëvjeçar (buxheti i BE 2021-2027) dhe mbi Mekanizmin e Kushtëzimit të Sundimit të Ligjit, duke zhbllokuar veton hungareze dhe polake që prekën edhe paketën e Rimëkëmbjes "Brezi i ardhshëm i BE".
"Evropa ecën përpara!", komentoi Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen pas arritjes së marrëveshjes. "1.8 trilionë euro për të nxitur rimëkëmbjen tonë dhe për të ndërtuar një BE më elastike, të gjelbër dhe digjitale. Urime presidencës gjermane të Këshillit", shtoi ajo. (A2 Televizion)