BE arrin të “thyejë” Vucic, Borrell: Arrihet marrëveshja për dokumentet në kufirin Kosovë -Serbi

Nga A2 CNN
27 Gusht 2022, 19:01 | Bota
BE arrin të “thyejë” Vucic, Borrell: Arrihet

Përfaqësuesi i lartë për politikën e Jashtme të Bashkimit Europian, spanjolli Josep Borrell, ka dhënë një lajm historik në marrëdhëniet e tensionuara midis Kosovës dhe Serbisë.

https://twitter.com/JosepBorrellF/status/1563553048978264065

Kur takimet e fundit të përfaqësuesve europianë dhe amerikanë në Prishtinë dhe Beograd duket sikur nuk kishin arritur rezultate konkrete, Borrel nëpërmjet një postimi në Twitter ka komunikuar se është arritur një marrëveshje midis palëve, për të mundësuar kalimet kufitare vetëm me ID, pa nevojë për dokumente të hyrjeve/daljeve që kishin shkaktuar probleme të shumëfishta nga mosnjohja e simboleve kosovare nga ana e Beogradit.

https://twitter.com/JosepBorrellF/status/1563570625838743553
https://a2news.com/video/ceshtja-e-targave-ende-pa-zgjidhje-escobar-dhe-lajcak-ne-prishtine-me-1-shtator-sdo-te-kete-dhune/

“Shtetasit kosovarë, si dhe të shteteve të tjera, do të mund të udhëtojnë lirisht midis Kosovës dhe Serbisë, vetëm me kartën e identitetit. Kemi marrë garanci nga kryeministri Kurti për këtë pjesë. Kjo është zgjidhje europiane, përgëzoj dy liderët për vendimin e tyre dhe lidershipin që treguan”, thuhet në postim, duke nënkuptuar se si pasoje e marrëveshjes, Serbia do pranojë kartat e ID ku shkruhet Republika e Kosovës. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/08/26/mbyllet-vizita-ne-kosove-dhe-serbi-escobar-dhe-lajcak-ka-shprese-per-zgjidhje-jo-me-dhune-ne-veri/
https://a2news.com/2022/08/27/marreveshja-kosove-serbi-per-njohjen-e-dokumenteve-reagon-politika-shqiptare/

A2 CNN Livestream

Latest Videos