BE dënon ashpër sulmin, Kurti: Serbia të distancohet nga aktet terroriste ndaj policisë

Nga A2 CNN
15 Prill 2022, 16:53 | Kosova
BE dënon ashpër sulmin, Kurti: Serbia të distancohet nga aktet

Bashkimi Europian dënon ashpër sulmin e dhunshëm ndaj një patrulle të Policisë së Kosovës në Zubin Potok.

“Policia e Kosovës është ofruesja kryesore e sigurisë dhe përdorimi i forcës kundër zyrtarëve është i papranueshëm”, theksoi zyra e BE-së në Prishtinë në një deklaratë.

Gjithashtu u bën thirrje qeverive të Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen dhe shmangin spekulimet e panevojshme, të cilat mund të nxisin edhe më shumë tensione.

Një reagim pati edhe kryeministri Albin Kurti, që saktësoi se sulmi erdhi nga Serbia. Shefi I qeverisë I bëri thirrje Beogradit zyrtar që të dënojë dhe të distancohet nga aktet terroriste ndaj policisë së Kosovës.

“Kjo as nuk do të na pengojë dhe as nuk do të na ndalojë nga lufta jonë për të mbrojtur shtetin ligjor kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në të gjithë territorin e Republikës sonë”, u shpreh Kurti.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos