
Puna për restaurimin e mozaikut të muzeut historik kombëtar ka nisur prej më shumë se një viti, ndonëse pllakat e kësaj vepre kishin filluar të binin shumë më herët e ndonëse alarmi për restaurimin kishte disa vite që jehonte. Por, vetëm pas tërmetit të vitit 2019, rreziku i dëmtimit të veprës u mor seriozisht.
60% e objektit kërkonte kujdesin e specialistëve. Pas tërmetit të vitit 2019, programi i Bashkimit Europian EuForCulture nisi të zbatohej në disa objekte dhe Mozaiku i Muzeut Historik Kombëtar është një prej tyre.
Përmes fondeve të ndara për kulturën, sidomos në objektet e dëmtuara nga tërmeti, përmes pasionit që gjen te këta të rinj, ruajtës të trashëgimisë, gjen edhe një mesazh të bukur: Kujdesin që duhet të kemi gjithë kohën për objektet e kësaj natyre, për të mos i rrezikuar ato. E megjithatë, lënia në harresë deri tani është dëshmia më e gjallë për gjendjen e objekteve tona kulturore. (A2 Televizion)