
Një paralajmërim ka ardhur së fundmi nga Brukseli drejtuar vendeve të Bashkimit Evropian që masat shtrënguese të vendosura nga shumë prej tyre për të luftuar pandeminë e koronavirusit, të mos kufizojnë demokracinë.
“Është shumë e rëndësishme që masat e emergjencës të mos dëmtojnë parimet dhe vlerat tona kryesore”, deklaroi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
“Demokracia nuk mund të funksionojë pa media të lirë dhe të pavarur”, shtoi ajo.
Presidentja e KE u shpreh se masat e emergjencës duhet të jenë të limituara dhe propocionale dhe ato nuk duhet të zgjasin pafundësisht.
Disa media e konsiderojnë këtë paralajmërim të presidentes Leyen si një kritikë për masat shtrënguese që janë ndërmarrë nga qeveria hungareze. (A2 Televizion)