Rriten rastet me koronavirus, Turqia po mendon lirimin e 45 mijë të burgosurve

Nga A2 CNN
31 Mars 2020, 17:18 | Bota
Rriten rastet me koronavirus, Turqia po mendon lirimin e 45 mijë të

Partia në pushtet e presidentit Tayip Erdogan po përgatit një ligj që do të mundësojë lirimin e 45 mijë të burgosurve, për t’iu përgjigjur nevojës për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri në burgje.

Sipas këtyre ndryshimeve në ligj që propozohen nga AK dhe aleatët e saj dhe që janë dorëzuar tashmë në parlament, parashikohet lirimi i rreth 45 mijë të burgosurve, përkohësisht.

Aktualisht në burgjet turke ndodhen rreth 300 mijë të dënuar. Qeveria prej kohësh po punon për reformimin e sistemit, ndërkohë që grupet për të drejtat e njeriut kanë ngritur shqetësimin se epidemia mund të përhapet me lehtësi në këto ambiente.

Lëvizja e qeverisë erdhi pasi numri i personave të prekur me virusin e ri në Turqi u rrit në 10 800, ndërsa viktimat janë 168, në më pak se 3 javë që pas shfaqjes së rastit të parë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos