Italia publikon bilancin ditor: 837 viktima në 24 orët e fundit nga koronavirusi

Nga A2 CNN
31 Mars 2020, 18:08 | Bota
Italia publikon bilancin ditor: 837 viktima në 24 orët e fundit nga

Italia ka publikuar bilancin ditor të viktimave dhe personave të prekur nga koronavirusi.

Në 24 orët e fundit, në vendin fqinj kanë humbur jetën 837 persona.

Rastet e reja janë 2107 në ditën e fundit, ndërkohë që të shëruarit janë 1109 më shumë krahasuar me ditën e hënë.

Sipas një raporti të cituar nga Mbrojtja Civile, virusi ka rezultuar më vdekjeprurës për burrat dhe personat në moshë të avancuar, me patologji të tjera. Rajoni më i prekur i Lombardisë raporton ulje të rasteve dhe numrit të viktimave për të gjashtën ditë radhazi. Ka rënie të rasteve edhe në Milano, por kryebashkiaku paralajmëron se vështirësitë do të zgjasin deri në një vit.

Covid-19 i mori jetën një tjetër mjeku në Itali, duke e çuar në 66 totalin e jetëve të humbura mes këmishave të bardha. Autoritetet zgjatën masat kufizuese deri në 12 prill, por do të lejohen shëtitjet prind-fëmijë pranë shtëpisë.

Të martën, të gjithë flamujt u ulën në gjysmë shtizë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos