BE zbardh agjendën e takimit, Stoltenberg pret sot në Bruksel Kurtin dhe Vucic

Nga A2 CNN
17 Gusht 2022, 09:03 | Kosova
BE zbardh agjendën e takimit, Stoltenberg pret sot në Bruksel Kurtin

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pret të mërkurën në Bruksel liderët e Kosovës dhe Serbisë, mes tensioneve të shtuara për vendimet e reciprocitetit në kufi. Stoltenberg do të zhvillojë takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vucic. Pas secilit takim, është paralajmëruar se do të ketë koncerencë për shtyp.

Fillimisht, Stoltenberg do të takohet me Vucicin në orën 15:30, ndërsa  takimi me Kurtin është parashikuar në orën17:00. Bisedimet në selinë e NATO-s vijnë një ditë para se Kurti dhe Vucic, të ulen në të njëjtën tryezë si pjesë e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

https://a2news.com/2022/08/15/ne-bruksel-me-kurtin-per-te-ruajtur-paqen-por-vucic-prezanton-armet-e-reja-serbe/

Pritshmëritë e analistëve ndërkombëtar për rezultate të mundshme janë të ulta. “Ky proces është qesharak. Që në fillim nuk janë përcaktuar se cilat janë qëllimet e dialogut. Qëllim i qartë duhet të jetë njohja reciproke dhe sovraniteti për Kosovën dhe Serbinë. Nëse Serbia nuk është e përgatitur ta pranojë këtë, është humbje kohe të gërmojmë skajet e marrëveshjeve të vogla”, shprehet eksperti amerikan David Philips.

https://a2news.com/2022/08/17/ambasadori-i-shba-ne-serbi-tensionet-kosove-serbi-mund-te-destabilizojne-ballkanin/

Në takimin që do të zhvillohet të enjten në Bruksel do të marrin pjesë gjithashtu shefi i politikës së jashtme të BE, Josep Borrell dhe përfaqësuesi i posaçëm për dialogun Miroslav Lajcak. Në faqen zyrtare të Bashkimit Europian bëhet e ditur se takimi do të nisë në orën 10:30 dhe do të fokusohet në rrugën përpara në dialog dhe arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë takimit do të trajtohen gjithashtu mosmarrëveshjet aktuale, për çështjen e targave dhe dokumenteve të hyrje-daljeve në kufi dhe do të synohet zbutja e tensioneve mes palëve.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së do të zhvillojë gjithashtu takime të veçanta me secilin lider dhe në fund, Borrell do të mbajë një konferencë për mediat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos