Beckham i “çmendur” pas spanjollëve, gati të transferojë në Amerikë edhe dy ish-kampionë bote

Nga A2 CNN
2 Korrik 2023, 16:33 | Futboll
Beckham i “çmendur” pas spanjollëve, gati të

Pas afrimeve të Messi-t dhe të Busquets, skuadra amerikane e Inter Miamit kërkon të realizojë të tjera transferime të bujshme.

Sipas raportimeve të medieve spanjolle, ky është “goli” i klubit të kryesuar nga David Beckham, i cili duket se është gati të bëjë afrime të tjera të mëdha.

Objektivat kryesore për momentin janë Sergio Ramos dhe Jordi Alba. Dy lojtarë të mëdhenj, të cilët pas mbylljes së eksperiencave të tyre përkatëse me PSG-në dhe Barcelonën, mund të ndihmojnë në përmirësimin e nivelit të Inter Miami dhe MLS në përgjithësi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos