Nëse nuk keni dëgjuar ndonjëherë për murgun budist David Beckham, mund të vizitoni tempullin e tij në Bangkok, ku statuja e ish-futbollistit është vënë krah asaj të Budës.
Ylli anglez ka lënë futbollin prej gjashtë vitesh, por mbetet një prej figurave sportive më popullore në mbarë globin. Sidomos në lindjen e largët ku, pasi la Manchester United për Real Madrid, u shndërrua në ikonën e klubit në vendet aziatike.
Një tifoz i veçantë i Untited në Tajlandë nuk ka ngurruar ta vendosë idhullin e tij krah statujës së Budës. Por nuk mbaron me kaq, sipas mediave britanike në tempull ka edhe statuja të ish-Presidentit amerikan Barack Obama, Pinokut, Mickey Mouse dhe Superman. (A2 Televizion)