Provat e paraqitura në proceset e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe qëndrimi i Shqipërisë nxitën debatin në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN mes gazetarëve Esmeralda Mulaj dhe Mentor Nazarko.
Ky i fundit solli në vëmendje se një pjesë e deklarimeve dhe materialeve të përdorura në proceset e Hagës kanë qenë nga Kosova.
“Një pjesë e mirë e deklarimeve të Hagës dhe fakteve të Hagës kanë ardhur me burim vetë Kosovën. Kanë qenë burim në foltoret e parlamentit të Kosovës apo jo? Janë fillesat e hetimeve. Prokurorja ka përdorur shprehje që janë përdorur në Prishtinë. Grupi i Drenicës janë shprehje që janë përdorur në Prishtinë, për çështjen Hallaçaj. Janë çështje që janë përdorur në parlamentin e Kosovës. Në 2000 e ca dëshmi, shumica e tyre janë nga Kosova”, tha Nazarko në Off Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.
Nga ana tjetër, Mulaj tha se deklaratat politike nuk mund të shërbejnë si prova të mjaftueshme për dënime. Sipas saj gjykatat duhet të bazohen te provat dhe dëshmitë e verifikuara.
“Prokuroria dhe gjykata nuk funksionon me deklarata se ashtu i bie të shkojnë në gijotinë politikanët tanë. Këtu pastaj nuk hyjmë te gjykata, këtu dalim në politikë. Dhomat e specializuara nuk janë krijuar që të marrin deklarata politike dhe të dënojnë disa njerëzit. Pastaj kthehemi te raporti i Dick Martit. Ka dëshmi të tilla dhe vetë në gjykatë kanë thënë që ata s'i kanë parë a s'i kanë dëgjuar kurrë. Mund të jenë për të marrë azil. Pastaj vijmë tek një problem tjetër, se një gjykatë duhet të funksionojë me prova”, u përgjigj Mulaj në Off Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.
Ajo ngriti pikëpyetje për rolin e Shqipërisë dhe reagimin e Tiranës zyrtare ndaj vendimeve të Hagës.
“Dhomat e specializuara dhe vendimi i Hagës ndoshta ishte edhe momenti që ne do të shikonim edhe reagimin e faktorit shqiptar të përbashkët. Çfarë deklarate kishte Tirana zyrtare për vendimin e Hagës? Ata në jam e saktë janë edhe shtetas shqiptarë. Jo shqiptarë të Kosovës. Shtetas shqiptarë. Ne po themi, ne po themi çfarë i shërbeu dhe çfarë mund t'i shërbejë Shqipëria atyre. Kosovë qytetarëve të ajo është një plagë që s'është mbyllur akoma. Çfarë bëri Shqipëria që nga 16 shtatori për t'u bashkuar pra si faktor shqiptar një takim me Kurtin, me Bedri Hamzën, me të tjerë e me të tjerë në Kosovë”, theksoi ajo.
Duke iu referuar raportit të Dick Martit gazetarja solli në vëmnëdje edhe “shtëpinë e verdhë”, të cilën e cilësoi një njollë që vazhdon të rëndojë mbi Shqipërinë.
“Ne kemi një njollë shtëpinë e verdhë. Nuk na u hoq ajo njolla. Në Këshillin e Europës e kemi raportin e shtëpisë së verdhë në Shqipëri. Në vendim kemi dhe dy zona në Shqipëri. Jo nuk u hoq. Jo jo. Njolla vazhdon aty”.
(A2 Televizion)