Edhe Madonna akuzon Weinstein: E kaloi cakun

Nga A2 CNN
6 Qershor 2019, 17:39 | Showbiz

Madonna i shtohet listës së grave që pretendojnë të jenë abuzuar nga manjati i kinemasë hollivudiane Harvey Weinstein. Në një intervistë për “New York Times”, diva e muzikës pop rrëfen se producenti i kishte kaluar kufijtë, kur kishin punuar së bashku për dokumentarin “Truth or Dare” në vitin 1991.

“Ai ishte jashtëzakonisht flirtues dhe e kalonte cakun me mua kur punonim bashkë. Ishte i martuar në atë kohë dhe unë sigurisht nuk isha e interesuar”, rrëfeu Madonna.

Dokumentari “Truth or Dare” u realizua nga kompania e Uajnstin, e cila shpalli falimentimin vitin e kaluar.

Akuzat e panumërta për sulme seksuale kundër Weinstein, tronditën Hollivudin në vitin 2017-të. Edhe pse avokatët e producentit të famshëm thanë se kishin arritur një marrëveshje për kompensimin e viktimave, ai vazhdon të përballet më akuza të ndryshme kriminale, përfshirë për përdhunim.

“Isha e vetëdijshme se kishte bërë të njëjtën gjë me shumë gra të tjera që unë i njihja. Ai ishte i pushtetshëm, filmat e tij ishin të suksesshëm dhe ai mendonte se të gjithë donin të punonin me të, prandaj mund të bënte ç’të donte”, tha Madonna. Në artikullin e gjatë Madonna thotë se ndihej e çliruar tani që ishin përfshirë autoritetet.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos