
Eliminim i pabesueshëm i Realit të Madridit nga Kupa e Mbretit. Ajo që ndodhi në Gjermani me Bajernin u përsërit edhe në Spanjë, atje ku Alcoyano, një skuadër e kategorisë së tretë, nxori jashtë Kupës kampionët e Spanjës.
Reali e mbylli pjesën e parë në avantazh, me iluzionin se gjithçka do të ishte e thjeshtë në pjesën e dytë, por vendasit gjetën forca të barazonin 10 minuta nga fundi dhe në kohën shtesë, për më tepër me 1 futbollist më pak, shënuan edhe golin e fitores, duke i eliminuar në mënyrë të turpshme.
Festa është e gjitha për skuadrën modeste që realizon mrekullinë, ndërsa stoli i trajnerit Zinedine ZIdane tashmë lëkundet më shumë se kurrë. (A2 Televizion)