Begaj pret në Presidencë të ngarkuarin me punë të SHBA-së

Nga A2 CNN
29 Gusht 2023, 11:41 | Politikë
Begaj pret në Presidencë të ngarkuarin me punë të

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot të Ngarkuarin me Punë të Shteteve të Bashkuara në Tiranë, David Wisner.

Referuar njoftimit për shtyp të shpërndarë nga zyra e shtypit të Presidencës, gjatë takimit, kreu i Shtetit rikonfirmoi angazhimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara.

Presidenti Begaj theksoi gjithashtu rolin kyç të SHBA-së në konsolidimin e demokracisë në Shqipëri.

Në këtë kuadër, Presidenti Begaj e konsideroi thelbësore mbështetjen e SHBA-së në rritjen e efikasitetit në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në vendin tonë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos