Forumi i Bledit, flet kryeministrja Brnabić: BE-ja të marrë vendimin e guximshëm e të na fusë në familjen evropiane!

Nga A2 CNN
28 Gusht 2023, 15:25 | Politikë
Forumi i Bledit, flet kryeministrja Brnabić: BE-ja të marrë vendimin

Duke folur në Forumin Strategjik të Bled në Slloveni, Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabić u shpreh se në vendin e saj, ashtu sikurse e ka thënë edhe Presidenti Vuçiç, ka një euro skepticizëm të madh, duke përmendur këtu faktin se ka rreth 10 vite që ata janë në pritje për marrjen e një date për negociatat me Bashkimin Evropian.

“Jam e lumtur që Serbia ishte në gjendje të dërgonte mbështetje nga ekipet e kërkim-shpëtimit për të ndihmuar miqtë tanë në Slloveni. Presidenti Vuçiç ka të drejtë që ka një euro skepticizëm të madh në Serbi. Dhe kjo për faktin se kemi pritur më shumë se 20 vite. Miku im, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, ndryshoi emrin e vet dhe e ka të vështirë të marrë një datë për negociatat. Dhjetë vite kanë kaluar edhe për Serbinë dhe ne ende nuk kemi marrë asnjë datë për çeljen e negociatave. Njerëzit në Serbi e shikojnë këtë gjë dhe e ndjejnë atë që po ndodh. BE-ja këtë pikëpamje drejt Ballkanit Perëndimor që thotë: çfarë do të bësh, duhet të bësh më shumë.”

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabić

Kryeministrja serbe tha më tej se ky proces duket si një proces i pafundmë, me shumë objektiva, çka ka bërë që njerëzit të lodhen, edhe pse vendet e Ballkanit Perëndimor janë në mes të unionit evropian. Ndaj, ajo i bëri thirrje BE-së që të ndërmarrë hapin e madh e përfundimtar për ta përfshirë Ballkanin Perëndimor në familjen evropiane.

“Ky duket si një proces i pafundmë, ku ka shumë objektiva për të bërë dhe njerëzit lodhen. Ne jemi vende evropiane dhe jemi në mes të unionit evropian. Ne jemi pjesë e familjes evropiane dhe do të ishte shumë mirë që BE ta bëjë këtë hap përfundimtar dhe të marrë këtë vendim të guximshëm politik për ta përfshirë Ballkanin Perëndimor në familjen evropiane.” (A2 Televizion)

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabić
https://a2news.com/2023/08/28/brenda-2030-be-gati-per-zgjedhim-rama-michel-it-nuk-besoj-qe-shqiperia-do-te-jete-anetaresuar-deri-atehere/

A2 CNN Livestream

Latest Videos