Mblidhet më 4 shtator Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste

Nga A2 CNN
28 Gusht 2023, 09:45 | Politikë
Mblidhet më 4 shtator Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste

Partia Socialiste do të mbledhë Asamblenë Kombëtarë të hënën pasdite në orën 16:30. Pas ndryshimeve në parti të bëra në fund të korrikut, Rama paralajmëroi thirrjen e kësaj mbledhje në të cilën pritet të merren vendime të rëndësishme si për partinë ashtu edhe për qeverinë.

Në konferencën e fundit me gazetarët, kryeministri Rama nuk e përjashtoi mundësinë për ndryshime në qeverinë, kur tha se për këtë do duhej te pritej mbledhja e Asamblesë.

Një detyrë tjetër e forumit te larte socialist është caktimi i datës për të thirrur Kongresin e PS, në të cilin do të të miratohen ndryshimet dhe zgjedhjet e reja në Parti, pasi selia rozë ka vetëm një sekretar të përgjithshëm të komanduar, Blendin Klosin.

Kjo pas shkarkimit te Damian Gjiknurit dhe gjithë sekretariatit ne mbledhjen e fundit të Asamblesë qe u zhvillua me dyer të mbyllura. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/08/25/zgjedhje-te-parakohshme-rama-diskutime-per-nencadrat-e-plazhit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos