“Armiqësor me korrupsionin, miqësor me qytetarin”, Rama flet për sistemin e Kadastrës

Nga A2 CNN
28 Gusht 2023, 13:42 | Politikë

Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur zërave për mosfunksionimin e sistemit të Kadastrës. Në një postim në Facebook, krahas një fotoje me fluksin e punës në sistemin digjital, kreu i qeverisë shprehet se ky sistem është armiqësor me korrupsionin dhe miqësor me qytetarin.

“Dhe thonë e thonë s’funksionon sistemi i ri i Kadastrës. Kjo është vetëm një fotografi e fluksit të punës së sistemit digjital, ku mund të shihen qartë datat hyrëse e dalëse të aplikimeve, pa sportel, pa kontakt fizik me punonjësit, pa mundësi ndërhyrjeje nga lart, poshtë, anash për të marrë e dhënë favore, pa shans për ryshfet sepse sistemi nuk ha mik dhe pa të gjitha sëkëllditë e tmerret e të kaluarës në marrjen e shërbimit.

Ndërkohë që po, e vërtetë, s’funksionon më sistemi i vjetër, zhbëhet përditë rrjeti i sekserëve, influencave të llojllojshme, buburrecave e minjve brenda kadastrës, të cilët vazhdojnë të dorëhiqen prej tharjes së burimeve të pista, vazhdon papushim puna për përmirësimin dhe rritjen e efiçencës së sistemit të ri, i cili ka ende problemet e veta, por edhe kështu siç është ka dhënë dy prova të mëdha, si një sistem armiqësor me korrupsionin dhe miqësor me qytetarin”. (A2 Televizion)

Edi Rama në Facebook

A2 CNN Livestream

Latest Videos