Begaj: Shqipëria në krah të Kosovës, situata në veri mund të përshkallëzojë

Nga A2 CNN
17 Gusht 2022, 11:37 | Kosova
Begaj: Shqipëria në krah të Kosovës, situata në veri

Situata në veri të Kosovës rrezikon të përshkallëzohet për shkak se strukturat kriminale atje mund ta provokojnë atë por duhet ruajtur qetësia. “Unë mendoj që në kushtet aktuale të sigurisë, dhënia e mendimit për një traktat kërkon më shumë idenë që mbështetja e Republikës së Shqipërisë të jetë e nevojshme në situata të tilla”, tha Begaj.

Në intervistën e dhënë për mediat në Kosovë, në përfundim të vizitës së tij 2 ditore atje, Presidenti Bajram Begaj shprehu gatishmërinë e tij për të qenë në krah të Kosovës por theksoi se dialogu është mënyra e vetme për paqen në rajon. “Unë e pranova edhe në bisedime që Shqipëria do të jetë gjithmonë kontributore e sigurisë dhe paqes në rajon, sidomos në Kosovë që është detyrë e shtetit shqiptar. Por qenia e KFOR-it në Kosovë është garanci e shtuar për sigurinë në Kosovë dhe rajon”.

Begaj sqaroi edhe anulimin e takimit me kreun e LDK. “Sipas përgjigjes së LDK-së dhe dërguar përmes mesazhit stafit tim, ishte që Presidenti i Republikës së Shqipërisë ishte i ftuar në seli. Unë erdha në Kosovë me ftesë të Presidentes së Republikës së Kosovës dhe doja që çdo takim të bëhej në nivelin që i takon Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Unë doja personalisht që takimet të bëheshin të unifikuara, jo të ndara. Nuk e arrita dot, mision i pamundur, i takova veç e veç”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos