“Kurti dhe Vucic me retorikë artificiale”, Haradinaj: Duan të rrisin çmimin për paktin e shmangies së sulmit

Nga A2 CNN
17 Gusht 2022, 09:26 | Kosova
“Kurti dhe Vucic me retorikë artificiale”, Haradinaj: Duan

Pas takimit me presidentin Bajram Begaj, Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, iu rikthye politikës së brendshme. Ai i kërkoi Albin Kurtit të dorëhiqet nga posti i kryeministrit duke theksuar se ka dështuar në menaxhimin e krizës energjetike.

Lideri i partisë opozitare pati akuza të forta edhe sa I përket takimit të radhës në Bruksel të Kurtit me presidentin serb, Aleksandër Vucic.

 “NATO e prirë nga Amerika ka dëshmuar që nuk lejon destabilizim të Ballkanit në shumë raste dhe çdo herë. Ajo që për mua është e dhimbshme është një retorikë artificiale e Kurtit dhe Vucicit për të ia rritë çmimin gjoja një arritje të madhe, pakti për mos sulmim. Me gjithë këto shqetësime që ia bëjnë qytetarëve të Kosovës sot se ka luftë, do të ketë luftë, krejt është halli me mbulu zotëri Kurti turpin e një marrëveshje që nuk ka nevojë të jetë, sepse është që nga ’99-a, sikurse edhe shumë diversione të tjera në debat publik për të mbuluar humbjet dhe dështimet e kësaj qeverie”, deklaroi kryetari i AAK Haradinaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos