Belotti ndal rrugën e Juventus drejt Champions

Nga A2 CNN
18 Shkurt 2022, 22:47 | Futboll
Belotti ndal rrugën e Juventus drejt Champions

Është ndarë në barazim 1-1 derbi i 154 mes Juventusit dhe Torinos.

Një rezultat që dëmton shumë rrugëtimin e bardhezinjve për një vend në Champions për sezonin e ardhshëm, të cilët renditen në vendin e katërt me 3 pikë më shumë se Atalanta, por kjo e fundit ka ende dy ndeshje për të luajtur.

Juventus kaloi i pari në avantazh me një goditje me kokë nga De Ligt, i vetmi qendërmbrojtës në dispozicion të Allegrit për këtë ndeshje.

Por “granatat” nuk u dorëzuan dhe rritën presionin nga minuti në minutë duke gjetur golin e barazimit falë një kthese të Belottit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos