Interit i del rival për Matthias Ginter

Nga A2 CNN
18 Shkurt 2022, 08:39 | Futboll
Interit i del rival për Matthias Ginter

Matthias Ginter është në fokus të Romës merkaton e verës. Qendërmbrojtësi i Borussia Monschengladbach pritet të largohet nga ekipi gjerman në fund të këtij sezoni, pasi i mbaron kontrata dhe rinovimi duket shumë larg.

Për këtë arsye, kryeqytetasit e Italisë janë vënë në lëvizje për të siguruar shërbimet e gjermanit, edhe pse gara do të jetë shumë e vështirë, pasi mes ekipeve pretendente janë dhe Inter e Barcelona.

Por, nëse Inter arrin të marrë shërbimet e Berat Gjimshiti, Roma do ta ketë më të lehtë për të afruar gjermanin Ginter. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/02/17/serie-a-interi-e-ka-seriozisht-per-berat-gjimshitin/

A2 CNN Livestream

Latest Videos