Futbollisti i njohur italian, Roberto Baggio, feston sot 55-vjetorin

Nga A2 CNN
18 Shkurt 2022, 07:39 | Futboll
Futbollisti i njohur italian, Roberto Baggio, feston sot 55-vjetorin

“Penalltinë e gabon vetëm ai që ka guxim ta gjuajë”. Me këtë thënie të Robertoi Baggio-s "Dita jonë" kujton 55-vjetorin e futbollistit italian, duke sjellë në vëmendje finalen e Kupës së Botës në vitin 1994 kundër Brazilit. Baggio mori përsipër të gjuante penalltinë e fundit, por goditja e tij përfundoi sipër portës, duke shënuar kështu, një nga momentet më tronditëse të historisë së Kupës së Botës.

Por pavarësisht këtij momenti, Roberto Baggio mbetet një nga futbollistët më të talentuar dhe të njohur të shekullit të XX. Baggio mbahet mend për lojën virtuoze në fushë dhe për nofkën që tifozët i kishin vënë "Il Divin Codino", për shkak të bishtit dhe flokëve të gjata. Ai ka luajtur në 56 ndeshje me Italinë dhe ka shënuar 27 gola, duke u bërë golashënuesi i katërt më i mirë i të gjitha kohërave i kombëtares italiane, së bashku me Alessandro Del Pieron.

Ai njihet gjithashtu edhe për besimin budist që e praktikon prej vitesh. Si mirënjohje për aktivitetet humanitare të tij, ai mori Çmimin Nobel për Paqe në vitin 2010. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos