Barça-Napoli zgjidhet në Itali, humbje zhgënjyese për Dortmund

Nga A2 CNN
17 Shkurt 2022, 20:48 | Futboll
Barça-Napoli zgjidhet në Itali, humbje zhgënjyese për

Ka përfunduar në barazim 1-1 përballja e parë mes Barcelonës dhe Napolit në Europa League.

Dy ekipet tashmë do të luajnë një tjetër raund të fortë kësaj here në qytetin italian për të vendosur se kush do të kalojë në turin e radhës të këtij kompeticioni.

Miqtë kaluan të parët në avantazh në minutën e 29 me Zielinsky, ndërsa Barca u kundërpërgjigj me Ferran Torres në pjesën e dytë.

Ndonëse vendasit ishin pak më superior në këtë takim, gabuan shumë përpara portës dhe tashmë do të duhet të luajnë një finale në Napoli, duke qenë se është hequr dhe rregulli i golit në fushën kundërshtare.

Borussia Dortmund ka shënuar një humbje zhgënjyese në raundin e parë të 1/16 të Europo League.

Gjermanët verdhezinj pësuan një humbje zhgënjyese në shtëpi përballë Rangers me rezultatin e thellë 2-4, duke rrezikuar seriozisht të eliminohen nga ky kompeticion.

Në ndeshjet e tjera të mbrëmjes Sheriff Tiraspol fitoi ndaj Bragës 2-0 ndërsa Zenit u thye në shtëpi nga Betis 2-3. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos