“Bëmë baba të të ngjaj”, vajza e “The Rock” debuton në WWE

Nga A2 CNN
27 Tetor 2022, 09:39 | Showbiz

Vajza e Dwayne “The Rock” Johnson ka debutuar në WWE si Ava Raine.

21-vjeçarja, emri i vërtetë i së cilës është Simone Johnson, ishte shfaqur me maskë në eventin NXT, si pjesëtare e grupit Schism, por të mërkurën vendosi që ta hiqte maskën dhe të zbulonte identitetin e saj për herë të parë.

Ava Raine është brezi i katërt i familjes që bëhet pjesë e botës së mundjes. Babai i saj Dwayne, gjyshi Rocky Johnson dhe stërgjyshi “High Chief” Peter Maivia kanë qenë të gjithë personazhe të spikatura të mundjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos