Bën “drifting” para komisariatit të policisë, ndalohet i riu

Nga A2 CNN
21 Janar 2020, 21:37 | Aktualitet

Policia e Shtetit bën me dije se ka vënë në pranga një të ri i cili ka xhiruar gomat e makinës së tij në rrugën pranë komisariatit nr.6 në Tiranë.

Pas orë më parë në rrjetet sociale u bë virale një video ku shfaqej një makinë tip Benz duke bërë manovra të rrezikshme në një nga rrugët kryesore të kryeqytetit.

Me anë të një deklarate për mediat, policia bën me dije se ka ndaluar drejtuesin e mjetit si dhe ka sekuestruar makinën tip Benz. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos