Ministria e Brendshme në Maqedoninë e Veriut ndaloi 16 të rinj maqedonas në Shkup, të dyshuar për fyerje ndaj shqiptarëve disa ditë më parë.
Aksioni i policisë erdhi pas një videoje të publikuar në Facebook ku shihen të rinjtë duke brohoritur “shqiptar i vdekur, shqiptar i mirë”, ndërsa një karvan makinash me dasmorë shqiptarë po kalonte në ato momente.
Thirrjet e të rinjve provokuan dasmorët që ndalën mjetet dhe shkuan në drejtim të grupit të maqedonasve, por që fatmirësisht nuk pati përplasje pasi ata u larguan.
Të rinjtë që lëshuan thirrje fyese besohet të jenë tifozë të klubit të futbollit “Vardari” të njohur si “Komitët”. (A2 Televizion)