Cikloni në Greqi, 3 viktima dhe dëme të mëdha

Nga A2 CNN
20 Shtator 2020, 11:24 | Ballkani
Cikloni në Greqi, 3 viktima dhe dëme të mëdha

Cikloni Ianos që ka përfshirë Greqinë prej dy ditësh ka marrë deri më tani 3 jetë njerëzish, ndërkohë që po kërkohet edhe për dy të tjerë.

Bëhet fjalë për një 43-vjeçare të cilën e morën vërshimet e ujit në rrugë teksa po udhëtonte me makinë. Mjeti i saj u gjet, por trupi jo dhe personi i dytë është një bari në zonën e Makrohorit.

Dëme të konsiderueshme janë numëruar në shumë zona të Greqisë. Shumë i prekur është edhe qyteti i Kardhicës me zonat përreth, ku ujërat e rrëmbyer të lumit Parnasos morën me vete çfarë gjetën përpara.

Forca të shumta të Emergjencave Civile gjenden në terren për t’u ardhur në ndihmë të prekurve. Në çdo moment të ditës, telefonata të shumta raportojnë për dëme materiale apo humbje shtazore në qendrat e emergjencës.

Në total raportohet për 2450 thirrje për ndihmë, kryesisht nga ishujt Qefaloni, Itake apo Lefkadha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos