Cikloni godet Greqinë, viktima dhe dëme të shumta materiale

Nga A2 CNN
19 Shtator 2020, 10:22 | Ballkani

Cikloni mesdhetar “Ianos" ka kaluar nëpër ishujt e Zakynthos, Kefalonisë, Lefkadës dhe Itakës duke sjellë kushte të motit ekstrem, duke shkaktuar dëme të mëdha si shkëputje të energjisë dhe komunikimit, anije të fundosura, rrugë dhe shtëpi të bllokuara dhe humbje në jetë njerëzore.

Kjo stuhi ciklonare do të mbajë nën rrezik të lartë, një pjesë të madhe të ishujve grekë ku gjatë së shtunës, Janos do të përqendrohet në Jonin Jugor, Peloponez dhe Perëndim të Kretës.

Parashikohet që forca e stuhisë të dobësohet nga mbrëmja e së dielës, megjithatë deri të dielën rreziku do të jetë i lartë në jug të Peloponezit dhe ishullin e Kretës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos