
Mediat malazeze kanë zbuluar detaje të reja në lidhje me negociatat mes partive opozitare për krijimin e qeverisë së re, për t’i dhënë fund pushtetit disavjeçar të Milo Gjukanoviç.
Sipas të përditshmes “Novosti”, qeveria e re do të udhëhiqet nga Zdravko Krivokapiç, madje ka zbuluar dhe emrat e disa prej emrave të mundshëm të kabinetit qeveritar.
I konsideruar si guri kyç i koalicionit qeveritar të opozitës, kreu i platformës “E Zeza në të bardhë”, Dritan Abazoviç pritet të marrë drejtimin e Ministrisë së Jashtme.
“Novosti” mes të tjerash shkruan se Abazoviç ka luajtur një rol vendimtar dhe ka qenë përcaktues edhe në programin dhe detyrat e Qeverisë së re, duke mbajtur në fokus Kosovën dhe mosprekjen e njohjes së saj. (A2 Televizion)