Benet Beci dhe Erion Veliaj zgjerojnë diferencën ndaj rivalëve

Nga A2 CNN
15 Maj 2023, 04:04 | Politikë
Benet Beci dhe Erion Veliaj zgjerojnë diferencën ndaj rivalëve

Në Tiranë dhe në Shkodër, dy nga bashkitë më të mëdha në vend, procesi i numërimit të votave po ecën normalisht, pa ndërprerje.

Deri në orën 04:00, Erion Veliaj kryeson ndaj rivalëve të tij. Teksa janë numëruar votat e 132 kutive, nga 941 në total, kandidati socialist ka marrë 20586 vota.

Pas tij, renditet Belind Këlliçi nga koalicioni Bashkë Fitojmë, i cili ka marrë 12741 vota. Roland Bejko i Partisë Demokratike ka marrë 1675 vota, Arlind Qori nga Lëvizja Bashkë 1862 vota, Marko Dajti nga Fronti i Majtë ka marrë 358 vota, ndërsa Lajla Pernaska nga PDIU vetëm 305 vota.

Në Shkodër, deri në orën 04:00 janë numëruar votat e 30 kutive të para nga 247 kuti në total. Benet Beci i PS ka marrë 4061 vota, ndërsa Bardh Spahia nga koalicioni Bashkë Fitojmë ka marrë 2590 vota.

Këtu mund të ndiqni rezultatet në kohë reale në të gjitha bashkitë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos