Benet Beci pas fitores në Shkodër: Do jem kryetar i çdo shkodrani, edhe atyre që s’më kanë votuar

Nga A2 CNN
15 Maj 2023, 18:45 | Politikë
Benet Beci pas fitores në Shkodër: Do jem kryetar i çdo

Pasi mori një fitore të thellë në Shkodër, historikisht një bastion të djathtë, Benet Beci është shprehur se ai do të jetë kryetar i të gjithëve, pa dallim ngjyre politike.

“Akoma nuk më kanë dalë emocionet e këtyre 2 ditëve, ku Shkodra foli, ku Shkodra vendosi të jetë pro zhvillimit, pro ndryshimit. Është një kënaqësi e madhe, pas një muaji fushate, ku ne folëm për projektet, diskutuam me të gjithë, qytetarët e Shkodrës na besuan, kjo është një detyrim i madh që unë jam shumë mirënjohës. Besimi është një nga gjërat më të shtrenjta, detyra ime fillon këtu, besimin e tyre për ta kthyer në punë që ditën e nesërme. Do i shërbejmë me përulësi çdo kujt që na ka votuar dhe atyre që nuk na ka votuar. Jam shumë i lumtur dhe i gëzuar që patëm një fushatë të shkëlqyer dhe të qetë, jam mirënjohës çdo shkodrani dhe çdo anëtari të PS. Jemi përpara një sfide për të bërë atë që kemi premtuar dhe një mirënjohje për kryeministrin Edi Rama

Duket se një rol të veçantë në këtë fitore ka pasur edhe ish deputeti i LSI-së, Agron Çela.

“Krenari që jam sot këtu, është nder dhe vlerë. Urime”, tha Agron Çela.

Nga ana tjetër, ministrja Edona Bilali tha se e ka ëndërruar që një ditë do të vinte dhe tashmë është realitet.

“Jam shumë e emocionuar, u bashkova PS se besoja shumë që një ditë si kjo do vinte për Shkodrën, Shkodra na besoi dhe na mbetet që t’i shërbejmë”, tha Edona Bilali. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos