
Emiriana Sako kryeson bindshëm kundrejt Igli Carës në Durrës. Ndërsa kanë mbetur për t’u numëruar kutitë e fundit, që nuk mund të ndryshojnë rezultatin. Në një deklaratë për mediat ajo u shpreh se është një fitore e rëndësishme për Durrësin, për t’u shërbyer të gjithëve pa dallim. Sipas saj ky ishte një rezultat i pritshëm.
“Është momenti për të falënderuar ata që na besuan. Është fitore e rëndësishme për Durrësin treguan që mbështesin projektet e transformimit të Durrësit dhe mbështesin vizonin e Ramës për të vazhduar punët në qytetin tonë. Faleminderit të gjithëve për t’i shërbyer pa dallim të gjithë pa dallim se cilës forcë politike i përkasin”. (A2 Televizion)