Benzema dhe Kroos i japin 3 pikët Realit

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2021, 18:06 | Futboll
Benzema dhe Kroos i japin 3 pikët Realit

Real Madrid ka fituar me rezultatin e pastër 2-0 ndaj Valencias, duke u kthyer sërish i vetëm në vendin e dytë të renditjes.

Karim Benzema dhe Toni Kroos ishin autorët e dy golave për madrilenët, të cilët kthejnë distancën prej -5 pikë ndaj Atletico Madrid, me bardhekuqtë që kanë dy ndeshje më pak.

Atletico mposhti dje Granadën në transfertë, me rezultatin 2-1, ndërsa Barcelona e vendit të tretë shkatërroi 5-1 Alaves. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos