Benzema rikthehet dhe në Champions, Reali mposht pastër Chelsea-n e Lampard

Nga A2 CNN
12 Prill 2023, 23:15 | Futboll
Benzema rikthehet dhe në Champions, Reali mposht pastër Chelsea-n e

Ata janë kampionët në fuqi të Champions League dhe kanë në grupin e tyre “Topin e Artë”. Real Madrid ka marrë një fitore të pastër 2-0 në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League ndaj Chelsea-t duke bërë që të shkojë i qetë në takimin e kthimit në Londër.

Francezi Benzema ishte autori i golit të parë për madrilenët në minutën e 22-të pas një asisti nga braziliani Vinicius Junior.

Për Chelsea-n, i cili u drejtua në këtë ndeshje nga trajneri Lampard, u bë edhe më e vështirë kur Chilëell la fushën e lojës në minutën e 59 pasi u ndëshkua me kartonin e kuq. Asensio mendoi për golin e dytë të Realit dhe sërish “njeriu asist” ishte braziliani Vinicius.

Me këtë rezultat, skuadra e Ancelotti-t do të udhëtojë e qetë në Londër, në takimin që do të zhvillohet të martën e ardhshme. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/04/12/milani-di-te-vuaje-e-te-fitoje-ne-champions-napoli-skuqet-ne-san-siro/

A2 CNN Livestream

Latest Videos