
Pep Guardiola ishte arkitekti i një fitoreje spektakolare të Manchester City-t kundër ish-skuadrës së tij në, Bayern Munchen, praktikisht duke e eliminuar nga çerekfinalet e Champions League. Por rezultati 3-0 duket se e ka lodhur spanjollin.
“Nuk ishte fare e rehatshme. Emocionalisht jam i shkatërruar. Sot u plaka me 10 vite. Kështu që jo, ishte një ndeshje shumë kërkuese”, tha Guardiola në konferencën për mediat pas takimit të luajtur në “Etihad”.
Ai pranoi se gjermanët i vunë në vështirësi në disa raste. “Luajtën më mirë në 10-15 minutat e para të pjesës së dytë. Por më pas bëmë disa rregullime dhe në pjesën e fundit të ndeshjes, minutat e fundit të ndeshjes, ishim më mirë dhe shënuan 3 gola fantastikë dhe patëm më shumë raste”, shtoi Guardiola.
“Sigurisht është një rezultat i mirë. Vërtet i mirë. E di që në Europë, kjo skuadër është e veçantë. Dhe duhet të bësh një paraqitje të mirë. Për të eliminuar këto lloj skuadrash duhet të bësh dy ndeshje të mira, jo vetëm një”
I qartë që sfida nuk ka përfunduar ende, edhe pse shifrat janë kokëfortë, është edhe trajneri i ri i Bayern, Thomas Tuchel, i cili brenda pak ditësh nga emërimi është në prag të eliminimit nga kompeticioni i dytë. “Nuk duket si 3-0. Por rezultati është 3-0 dhe sigurisht që duhet të bëjmë një punë jashtëzakonisht të madhe për ta përmbysur. Jemi realistë, por nuk do të dorëzohemi”, tha Tuchel pas ndeshjes.
“Futbolli është futboll dhe një ndeshje në shtëpi në Gjermani, është ndeshje në shtëpi në Gjermani. Dhe siç them unë, nuk do të ketë përfunduar deri sa të jemi në dush. Sigurisht, nëse përqendrohemi vetëm te rezultati duket e pamundur, por në futboll, gjithçka mund të ndodhë”. (A2 Televizion)