
“Më përpara vihesha në shërbim të Cristiano Ronaldos, tashmë jam unë lideri i sulmit”. Këto janë fjalët e Karim Benzema, sulmuesit të Realit të Madridit në një intervistë për “France Football”.
Francezi tregon se në vitet kur luante përkrah yllit portugez, përpiqej të ndihmonte Ronaldon për të shënuar sa më shumë. Ndërsa tashmë ka gjetur lumturinë pasi mund të tregojë vlerat e vërteta në sulmin madrilen.
Benzema ka qenë pika e referimit të Realit të Madridit këtë sezon me 20 gola, 11 nga të cilat janë shënuar në La Liga. (A2 Televizion)