Milani fitoi Piatek, por "humbi" Cutrone-n! Mund të largohet

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2019, 22:19 | Futboll
Milani fitoi Piatek, por "humbi" Cutrone-n! Mund të largohet

Me Higuain në skuadër, te Milani ishin të sigurt për qëndrimin e Cutrones, një sulmues që vetëm po rritej, por tashmë situata ka ndryshuar.

Me ardhjen e polakut Piatek, hapësirat për italianin e talentuar janë zvogëluar edhe pse Gattuso në këto ndeshje është munduar ta aktivizojë sa më shumë.

E tashmë, agjenti i tij lë të hapur edhe mundësinë e largimit nga kuqezinjtë të Cutrone-s, i cili është kthyer në idhull të tifozëve kuqezinj edhe pse është aktivizuar në pak ndeshje.

Në një intervistë dhënë së fundmi për mediat italiane, Donato Orgnoni, menaxheri i lojtarit ka lënë të hapur mundësinë e largimit të 21-vjeçarit. “Të shohim çdo të bëjmë me të ardhmen e tij”, ka thënë Orgnoni.

Cutrone e zgjati kontratën me Milanin deri në qershor të vitit 2023, por kurrsesi ai nuk do të pranonte qëndrimin në stol, e me Piatek rival, formacioni duket i pamundur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos