Strakosha ndal Piatek dhe Milanin, por Lazio nuk fiton

Nga A2 CNN
26 Shkurt 2019, 22:59 | Futboll
Strakosha ndal Piatek dhe Milanin, por Lazio nuk fiton

Lazio-Milan, ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës së Italisë, është mbyllur në barazim pa gola.

Edhe pse në këtë takim, Milani vinte thuajse me formacionin më të mirë e pas tre ndeshjeve ku arrinte të shënonte nga 3 gola, Piatek dhe lojtarët e tjerë kuqezinj nuk arritën të mposhtin gardianin shqiptar të portës së Lazio-s.

Po ashtu, edhe në anën tjetër, bardhekaltrit nuk mundën të bënin asgjë përballë Donnarumma-s.

Tashmë për të mësuar skuadrën e parë finaliste të Kupës së Italisë na duhet të presim ndeshjen e kthimit, ku gjithçka do të vendoset në “San Siro”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos