

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Bilisht.
Bëhet e ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:50 në unazën e qytetit kur një automjet tip "Benz" me drejtues E. Sh., rreth 29 vjeç, është përplasur me motomjetin tip "Dayang", me drejtues shtetasin 25 vjeç.
Për pasojë, ky i fundit është lënduar dhe u transportua për mjekim në spitalin e Korçës. Më pas, ai është nisur për ndihmë mjekësore të specializuar drejt Tiranës.
Kurse, Drejtuesi i automjetit E. Sh., është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale. (A2 Televizion)