
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në fshatin Ngurrëz, të Lushnjës, mbrëmjen e së premtes.
Sipas policisë, “shtetasi A. M., duke drejtuar automjetin tip "Benz" është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin K. S., 67 vjeç, banues në fshatin Ngurrëz. Si pasojë e përplasjes u dëmtua shtetasi K. S., i cili ndërroi jetë në spital”.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. (A2 Televizion)