Berat Gjimshiti rikthehet me gol në Serie A

Nga A2 CNN
21 Qershor 2020, 19:54 | Futboll

Është Berat Gjimshiti autori i golit të parë për Atalantan pas rikthimit të Serie A nga ndalesa e koronavirusit.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare realizoi një gol të bukur nga brenda zonës, në minutën e 16 në sfidën e kësaj jave kundër Sassuolos.

Atalanta ndodhet aktualisht në vendin e katërt në renditje, me 5 pikë më shumë se Roma e vendit të pestë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos