
Një takim i rastësishëm me një person të prekur nga koronavirusi dhe simptomat e para me temperaturë të lartë, kanë bërë që tre futbollistë të skuadrës së Shënkollit të vetëkarantinohen.
Klubi i Kategorisë së Parë është në pritje të testeve të tamponit nga Ministria e Shëndetësisë, jo vetëm për futbollistët e dyshuar, por edhe për të gjithë ekipin.
Ndërkohë, skuadra nga qarku i Lezhës është orientuar nga federata, që për ndeshjen ndaj Turbinës së Cërrikut në Kategorinë e Parë të aktivizojnë lojtarët e akademisë.
Bëhet fjalë për sportistët e rinj, që në shkurt të 2020-ës, përpara se futbolli të mbyllej nga pandemia, luajtën në finalen e Kupës së Shqipërisë për 19-vjeçarë, ku u thyen 3 me 2 nga Tirana në Arenën Kombëtare. (A2 Televizion)