Rekord nga Lewandowski, i pari i huaj që shënon kaq shumë në Bundesligë

Nga A2 CNN
21 Qershor 2020, 12:27 | Futboll
Rekord nga Lewandowski, i pari i huaj që shënon kaq shumë në

Pavarësisht se u shpall kampion i Gjermanisë, Bayern Munchen nuk ndalet. Kjo edhe prej Robert Lewandowskit, që shënoi dy herë në fitoren 3-1 ndaj Freiburgut, duke u bërë sulmuesi i parë i huaj që realizon 33 gola në një sezon të Bundesligës.

Polaku ka edhe një ndeshje në dispozicion për ta thelluar rekordin, ndërsa primati i Gerd Muller me 40 gola sezonalë në vitin 1972 duket i pakapshëm.

Bavarezët qëndrojnë në kuotën e 79 pikëve, 10 më tepër se Borussia Dortmund, që me fitoren 2-0 në fushën e Liepzig hipotekoi vendin e dytë në renditjen e Bundesligës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos